Me energji, buzëqeshje dhe plot entuziazëm, mirëpritëm pjesëmarrësit e turnit të dytë të Kampit – Shkolla Verore në Velipojë. Përpara tyre janë ditë të mbushura me aktivitete edukative, sportive, argëtuese dhe krijuese, ku çdo moment do të jetë një mundësi për të mësuar, bashkëpunuar, krijuar miqësi të reja dhe për të ndërtuar kujtime të bukura pranë detit.
U urojmë të gjithë fëmijëve një kamp të mrekullueshëm, plot aventura, përvoja të reja dhe emocione pozitive.




















