Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës është një ojf jofitimprurëse me mision për t’i shërbyer dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve të varfër, të sëmurëve dhe njerëzve të vetmuar. Në mbështetje të kësaj organizata ofron shërbim mjekësor bazë në zonat e thella malore që nga viti 1995 dhe vazhdon akoma sot.
Shërbimet bazë mjekësore në zonat malore, përfshijnë: vizita mjekësore, terapi, analiza laboratorike, konsulta të specializuara mjekësore, transport urgjent në spitale dhe shumë shërbime të tjera në ato zona ku ky shërbim mungon ose është i pamjaftueshëm.
Shërbimi mjekësor nga Malteser Shqipëri ofrohet në bashkëpunim me strukturat e Shëndetit Publik dhe nga personel mjekësor, mjekë infermierë vullnetarë, mjekë specialistë, mjekë familje, më së shumti nga Spitali Rajonal Shkodër të cilët sipas një grafiku të caktuar ofrojnë shërbime në zona të ndryshme të thella malore.
Që nga viti 2005 Malteser Shqipëri ka dhe një ambulator të vogël, ku ofron vizita mjekësore dhe shërbime shëndetësore për pacientë që janë pjesë të komuniteteve të margjinalizuara si rom, egjiptian e pakica të tjera si dhe për komunitetin e Shkodrës dhe nga rrethinat e qytetit, që i mungon sigurimi shëndetësor ose që kanë vështirësi në aksesimin e shërbimeve shëndetësore/
mjekësore shtetërore.
Malteser Shqipëri ofron trajnime për strukturat shtetërore (Civil Protection) si: zjarrfikës, policë dhe ushtarakë, të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit, Fierit, Korçës etj.
Në vitin 2007, Malteser Shqipëri nënshkroi një marrëveshje me Ministrinë Shqiptare të Arsimit për zbatimin e projektit për trajnimin e Ndihmës së Parë në shkollat e mesme dhe 9 – vjecare në veri të Shqipërisë. Trajnimet e ofruara janë Basic Life Support dhe Advanced Life Support (BSLdhe ASL).
HISTORIKU
Në kuadër të programit mjekësor Malteser Shqipëri ofron edukim shëndetësor për të gjithë komunitetin i cili përfshin: planifikimin familjar natyror, parandalimin e sëmundjeve si: kanceri i gjirit, kanceri i mitrës si dhe shumë të tjerë.
Pjesë e programit mjekësor janë edhe një numër i madh trajnimesh të organizuara në Pukë, Malësi te Madhe dhe Shkodër, ku janë trajnuar mjekë dhe infermierë të kujdesit shëndetësor parësor. Këto trajnime janë akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.
Që në vitin 2002 (e në vazhdim) autombulancat ofrojnë transport pacientësh si në nivelin rajonal ashtu edhe atë kombëtar.
Një skuadër e Ndihmës së Parë së bashku me autoambulancën ofron asistencë mjekësore gjatë ndeshjeve të futbollit të ekipit të meshkujve dhe femrave të qytetit të Shkodrës.
AKTIVITETET KRYESORE LIDHUR ME KUJDESIN SHËNDETËSOR
- Mbulimin e shërbimit mjekësor bazë në zonat e thella malore dhe popullsinë lokale, si: vizita mjekësore, terapi të nevojshme, analiza laboratorike, konsultime mjekësore të specializuara,transporte urgjente në spitale etj;
- Ndihmë mjekësore për komunitetin Rom dhe Egjiptian;
- Trajnime të akredituara mbi edukimin shëndetësor për popullsinë lokale;
- Trajnime të Ndihmës së Parë për anëtarët e Malteser dhe anëtarë të organizatave/ institucioneve të tjera të interesuara;
- Trajnimeve të Ndihmës së Parë për vullnetarët e Malteser;
- Trajnimeve të Ndihmës së Parë për policinë rrugore dhe forcat speciale të policisë në qytete të ndryshme;
- Trajnimeve të Ndihmës së Parë për nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme sipas një marrëveshjeje të bërë me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri;
- Trajnim në Edukimin Shëndetësor mbi kancerin e gjirit dhe të mitrës për gra dhe shpërndarje fletëpalosjesh.