Pas disa ditësh të mbushura me buzëqeshje, aventura dhe përvoja të paharrueshme, ka përfunduar turni i parë i Kampit Veror të 25-të të Malteser Shqipëri. Fëmijët kaluan ditë plot energji, duke marrë pjesë në gara sportive, lojëra në kamp dhe në det, aktivitete krijuese, shfaqje teatrale dhe konkurse. Çdo aktivitet u shndërrua në një mundësi për të mësuar, bashkëpunuar dhe krijuar miqësi të reja. Kujtimet, emocionet dhe përvojat e fituara do t’i shoqërojnë edhe pas përfundimit të këtij turni. Faleminderit fëmijëve, vullnetarëve dhe stafit që e bënë këtë turn të veçantë. Mirupafshim turni i parë – Mirë se vini pjesëmarrësit e turnit të dytë!

















