U përmbyll me sukses Kampi Ditor në Qendrën Multifunksionale Malteser Lezhë, duke i dhënë fund dy javëve të mbushura me aktivitete edukative, sportive, kreative dhe argëtuese. Çdo ditë ishte një mundësi për të mësuar diçka të re, për të ndërtuar miqësi, për të bashkëpunuar dhe mbi të gjitha për të krijuar kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e fëmijëve. Falënderojmë të gjithë fëmijët për energjinë dhe entuziazmin e tyre, prindërit për besimin dhe stafin e përkushtuar që e bëri këtë kamp një përvojë të veçantë për secilin pjesëmarrës. Me shumë mirënjohje mbyllim këtë kapitull të bukur veror, duke pritur me padurim aktivitetet dhe aventurat që na presin në vazhdim. Faleminderit që ishit pjesë e këtij rrugëtimi!


















