Qendra Malteser Lezhë vijon angazhimin e saj në promovimin e edukimit dhe arsimimit në komunitet, përmes aktiviteteve që mbështesin dhe fuqizojnë fëmijët dhe familjet e tyre.
Takimet me prindër dhe fëmijë vënë në qendër rëndësinë e arsimit për zhvillimin dhe mirëqenien, duke theksuar frekuentimin e rregullt të shkollës, rolin aktiv të prindërve dhe garantimin e barazisë në arsim.
Në kuadër të programit “Lexojmë së bashku”, fëmijët inkurajohen të kultivojnë dashurinë për leximin, të pasurojnë njohuritë dhe të zhvillojnë imagjinatën. Vizitat në bibliotekë i njohin ata me libra të përshtatshëm dhe me shërbime që mbështesin kulturën e të mësuarit.
“Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një laps mund të ndryshojnë botën.” – Nelson Mandela
Së bashku për një komunitet më të ndërgjegjshëm dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët!
#MalteserLezhe #Edukimi #Arsimimi #Femijet #Komuniteti #BaraziNeArsim #LexojmeSebashku #Biblioteka #FutureForChildren







