Qendra Komunitare Malteser ‘’Old is Gold’’ është një qendër e cila është në shërbim të moshës së tretë që nga viti 2017 dhe është projektuar në mënyrë të tillë që përfituesit e projektit të mësojnë dhe të njohin vlerat e tyre dhe rëndësinë që kanë për komunitetin.
Qendra ofron një mjedis familjar për ta, duke krijuar dhe ruajtur marrëdhëniet shoqërore në mënyrë që ata të ndihen më të përmbushur me jetën e tyre dhe të kalojnë kohën në mënyrë efektive për shëndetin e tyre.
Mundësimi i aktiviteteve argëtuese për ta në ambientet e qendrës dhe jashtë saj bën që ta kalojnë kohën në forma dhe mënyra sa më tërheqëse dhe të kënaqshme.
Qëllimi:
- Programi i Qendrës synon të përmirësojë jetën sociale të grupit të synuar duke ofruar një mjedis të sigurt për ta për t’u takuar dhe socializuar në një kontekst që është pozitiv dhe i favorshëm për një jetë më të shëndetshme dhe më të përmbushur.
- Përmirësimi i cilësisë së jetës për moshën e tretë duke lehtësuar aksesin e tyre në shërbimet publike si p.sh të infrastrukturës dhe sistemeve të mbështetjes sociale.
- Rritja e jetës sociale të këtij target grupi duke ofruar një mjedis të sigurt për ta të takohen dhe të socializohen në një kontekst që është pozitiv dhe i favorshëm për një jetë më të shëndetshme.