Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës operon në qytetin e Lezhës që në vitin 2017, nga ku hapi dyert e një qendre ditore për të ofruar shërbime integruese dhe gjithëpërfshirëse në mbështetje të grupeve vulnerabël në shoqëri, specifikisht komunitetit Rom dhe Egjiptian. Vazhdimisht, shërbimet e kësaj qendre janë reformuar për t’ju përshtatur nevojave të komunitetit si dhe për të zhvilluar kapacitetet e tyre në disa konteste, konkretisht në: edukim, ekonomi, mirëqënie shëndetësore, marrëdhënie të shëndetshme ndërpersonale, mirëqënie familjare si dhe promovim të kulturës & traditës rome/egjiptiane.