Pas ditësh të mbushura me buzëqeshje, lojëra, mësim dhe aventura të bukura, Kampi Shkolla Verore Velipojë 2026 – Viti i 25-të përfundoi me sukses, duke lënë pas kujtime të paharrueshme për 75 fëmijë pjesëmarrës. Ky ishte kampi i 25-të i organizuar nga Malteser Shqipëri, duke vazhduar një traditë të çmuar në edukimin, argëtimin dhe formimin e fëmijëve përmes aktiviteteve verore. Kampet verore të Malteser Shqipëri janë një mundësi e veçantë për fëmijët që të mësojnë përmes lojës, të zhvillojnë aftësi të reja, të forcojnë frymën e bashkëpunimit dhe të krijojnë miqësi të reja. Përmes tyre promovohen vlerat e solidaritetit, respektit, përgjegjësisë dhe kujdesit për njëri-tjetrin, në një mjedis të sigurt dhe edukativ. Gjatë kampit, fëmijët morën pjesë në aktivitete edukative, sportive, krijuese dhe argëtuese, duke kaluar momente të veçanta në një atmosferë të mbushur me gëzim, bashkëpunim dhe vlera. Përmbyllja e kampit u shoqërua me kremtimin e Meshës së Shenjtë në ditën e Shën Bonaventurës, duke i dhënë kësaj eksperience edhe një dimension shpirtëror, falënderimi dhe reflektimi. Një falënderim i përzemërt shkon për të gjithë fëmijët, stafin, vullnetarët dhe mbështetësit që kontribuan në realizimin e këtij kampi. Së bashku krijuam kujtime që do të na shoqërojnë gjatë. Mirupafshim në aktivitetet e ardhshme! #MalteserShqiperi #ShkollaVerore2026 #25ViteKampe #Velipoje #MesoLuajDheKrijoKujtime


















