Që në themelimin e saj e në vazhdim Malteser Shqipëri ofron shërbime sociale që ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për komunitetet e varfra në veri të Shqipërisë, komunitetin rom dhe egjiptian, familjet në vështirësi social-ekonomike, fëmijët me aftësi të kufizuar dhe probleme zhivllimi, fëmijë të familjeve në nevojë apo të paintegruar në shoqëri, të moshuar, të vetëm etj.
Programet e veprimtarisë sociale të Malteser Shqipëri të cilat janë ofruar ndër vite, përfshijnë: Kopsht për fëmijë (3-6 vjec), Program After school, kurse Analfabetizmi, kurse rrobaqepësie,
trajnime, shërbime mjekësore, asistencë ligjore, kampe verore, aktivitete sportive, rikrijuese për të rinjtë, qendër multifunksionale për fëmijë, etj.
Veprimtaria sociale e Malteser Shqipëri përfshin aspektet e shërbimeve sociale si: integrim social, edukim, trajnim profesional, përfaqësim, lobing, këshillim ligjor e për të drejtat e
mbrojtjes; argëtim etj.
Ofrimi i shërbimeve sociale nga Malteser Shqipëri është i lidhur me besimin e të drejtave universale të njeriut, të drejtave të fëmijëve, zbatimit të Kodit të Sjelljes e Politikave të Mbrojtjes së fëmijëve si dhe vlerave fetare dhe kulturore.
HISTORIKU
Kamp – Shkollë Verore është një projekt i përvitshëm që ka filluar që në vitin 2000 (vazhdon). Ky kamp organizohet në plazhin e Velipojës gjatë muajit korrik e mirëpret fëmijë Romë, Egjiptianë dhe fëmijë nga zonat e thella malore, të cilëve u jepet mundësia që të shijojnë pushime verore, të munguara prej familjeve të tyre për arsye ekonomike dhe sociale, duke qenë se këta fëmijët vijnë nga prejardhje e varfër dhe e izoluar. Pjesë e këtij kampi çdo vit janë rreth 250 fëmijë.
Kopshti Malteser është një projekt i cili filloi në Janar 2010 dhe vazhdon edhe sot. Ky projekt përfshin kategorinë e fëmijëve në nevojë, që nuk janë të integruar në shoqëri dhe për ato
familje të cilat nuk mund të përballojnë kopshtet private, sepse janë të shtrenjta dhe shteti nuk i mbulon nevojat e tyre.
Fëmijët janë të ndarë në tre grupe sipas moshës së tyre. E veçanta e Kopshtit Malteser është se mirëpret edhe fëmijë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian si dhe fëmijë me aftësi ndryshe.
Kopshti Malteser që në vitin 2010 ofron shërbim (07:30 – 17:30) për fëmijët e qytetit të Shkodrës dhe zonave përreth. Këtij shërbimi (në 2020) ju shtua edhe një menu e shëndetshme për të vegjlit pjesëmarrës.
Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser që në vitin 2012 (vazhdon) ofron shërbime: logopedike, psikologjike dhe fizioterapie për fëmijë të spektrit autik, fëmijë tetraplegjikë dhe paraplegjikë, konsulta dhe trajnime me prindër, trajnime për edukatorë dhe mësues mbështetës etj.
Qendra Komunitare është hapur në vitin 2017 e cila funksionon si një qendër për të moshuarit, ku gjatë ditës personat që e frekuentojnë mund të luajnë shah, domino, mund të lexojnë shtypin e ditës etj.
Programi After-school filloi implementimin e programit në vitin 2017 (vazhdon), i cili është në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Rajonale Arsimore Shkodër.
Në këtë program janë të përfshirë fëmijë që vijnë nga familje me probleme sociale dhe ekonomike dhe që jetojnë në zonat rurale të afërta të Shkodrës, të moshës nga 6 deri në 13 vjeç.
Mësuesit i ndihmojnë fëmijët të bëjnë detyrat e shtëpisë në lëndë të ndryshme dhe të tejkalojnë vështirësitë pedagogjike si dhe i vjen sado pak në ndihmë prindërve në lidhje me vështirësitë e menaxhimit të kohës. Programi After school është i shtrirë në qytetin e Shkodrës si dhe në atë tëLezhës.
Riintegrimi i të rikthyerve është një tjetër program i cili funksionon që nga vitin 2017. Në kuadër të këtij programi ekipet profesionale ofrojnë mbështetje psikologjike, mjekësore dhe
mbështetje integruese sociale.
Vullnetarët u ofrojnë të kthyerve në kushte ekstreme, shpesh në pikat ndërkufitare, mjete higjienike dhe paketa ushqimore, transportin në shtëpinë e tyre ose akomodimin e përkohshëm.
Gjithashtu Malteser Shqipëri ofron ndërmjetësim dhe ndihmë për të kthyerit edhe për aftësim profesional dhe mundësi punësimi.
Qendra Multifunksionale Malteser Lezhë që në vitin 20217 hapi dyert e një qendre ditore për të ofruar shërbime integruese dhe gjithëpërfshirëse në mbështetje të grupeve
vulnerabël në shoqëri, specifikisht komunitetit Rom dhe Egjiptian. Vazhdimisht, shërbimet e kësaj qendre janë reformuar për t’ju përshtatur nevojave të komunitetit si dhe për të zhvilluar kapacitetet e tyre në disa konteste, konkretisht në: edukim ekonomi, mirëqënie shëndetësore, marrëdhënie të shëndetshme ndërpersonale, mirëqënie familjare si dhe promovim të kulturës & traditës rome/egjiptiane.
AKTIVITETI DHE KATEGORITË E PERFITUESVE
Aktivitetet sociale janë pjesë e punës së Malteser Shqipëri ofruar për:
- Komunitetet e varfra në zonën veriore;
- Popullsinë Rome dhe Egjiptiane;
- Familjet në vështirësi social-ekonomike;
- Fëmijët me aftësi të kufizuar;
- Fëmijë të familjeve në nevojë apo të paintegruar në shoqëri;
Të moshuar.
Mes aktiviteteve mund të përmendim:
- Integrim social;
- Edukim dhe trajnim;
- Trajnim profesional;
- Përfaqësim dhe lobing;
- Këshillim ligjor dhe për të drejtat e mbrojtjes;
- Kamp – Shkollë Verore;
- Më e rëndësishme: Këta njerëz të moshave të ndryshme dhe të mjediseve e aftësive të
ndryshme e ndjejnë që dikush kujdeset për ta dhe bën diçka për të mirën e tyre.