Viti Jubilar i shpresës përvec se një periudhë lutje e reflektimi është edhe një periudhë shërbimi për Urdhrin e Maltës. Edhe Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, ashtu si simotrat nga e gjithë Bota shërbyen gjatë një jave me një skuadër vullnetarësh të përbërë nga një mjek, një infermier e dy ndihmës në katër Bazilikat Papale në Romë – Basilikën e Shën Pjetrit, të Santa Maria Maggiore, Shën Gjonit në Laterano e Shën Palit jashtë mureve.
#jubilee2025 #spes #hope #shpresë #orderofmalta #lutje #vullnetarë #malteseralbania