Trajnimi me temë: “Menaxhimi i sjelljeve sfiduese te fëmijët dhe adoleshentët me autizëm”, i zhvilluar në ambientet e Seminarit Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë”, shënoi përmbylljen e aktiviteteve në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Ky aktivitet u realizua nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në partneritet të ngushtë me Shkollën Speciale “3 Dhjetori”.
Trajnimi u drejtua nga MSc. Rezarta Hasmegaj, psikologe klinike e marrëdhënieve dhe zhvillimit, si dhe specialiste për sjelljen dhe autizmin (ACAS).
Trajnimi u ndoq me shumë interes nga rreth 60 pjesëmarrës, përfshirë mësues të Shkollës Speciale “3 Dhjetori”, mësues ndihmës të shkollave të qytetit, si dhe drejtues dhe edukatore ndihmëse të kopshteve të Bashkisë Shkodër.
#Autizmi #Ndërgjegjësim #Gjithëpërfshirje #ArsimSpecial #Shkodër #MalteserAlbania #ZVA #3Dhjetori #Partneritet

