Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, në një ceremoni të thjeshtë inauguroi zyrën e saj të re. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin stafi, vullnetarët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë ndër vite të Organizatës. Riti i Bekimit u drejtua nga Imzot Simon Kulli, Ipeshkëv i Sapës në praninë e Frà Gazmend Tinaj, udhëheqësi shpirtëror i Malteser si dhe Don Mark Shtjefnit, Rektor i Seminarit Ndërdioqezan Shqiptar. Ambientet e reja u bekuan që të jenë një ambient pritës dhe shërbimi vëllazëror për të gjithë ata që janë më në nevojë. Në fjalën e tij Imzot Kulli theksoi rëndësinë e misionit humanitar të Organizatës, nevojën për veprën e saj si dhe nxiti për të vazhduar me këmbëngulje e përkushtim.