Malteser Shqipëri përgjatë viteve ka qenë afër kësaj kategorie nëpërmjet shërbimeve mjekësore dhe psiko-sociale duke pasur si qëllim kryesor mbështetjen dhe përkujdesjen ndaj tyre dhe gjithashtu të familjarëve të tyre për lehtësimin e sfidave me të cilat përballen çdo ditë. Për solidarizimin me këtë ditë, ishim pjesë e aktivitetit të zhvilluar nga Bashkia Shkodër ku u promovuan shërbimet e ofruara dhe gjithashtu talenti e kreativiteti i përfituesve të këtyre shërbimeve.
Sado e vështirë të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund të bësh dhe të kesh sukses. Me rëndësi vetëm që të mos dorëzohesh!
-Stephen Hawking-