Përmbyllja e Javës së Familjes – “Familja në sytë e mi”
Kjo javë ishte një udhëtim reflektimi, dashurie dhe bashkimi. Një mundësi për të ndjerë dhe vlerësuar gjithçka që përfaqëson familja në jetën tonë.
Gjatë kësaj jave organizuam:
– diskutime dhe këshillime me përfitues të shërbimeve tona mbi prindërimin pozitiv dhe mbi rëndësinë e mbështetjes familjare, me qëllim promovimin e mirëqenies emocionale dhe sociale brenda familjes.
– ekspozitën me piktura të përgatitura nga fëmijët e kopshtit Malteser, ku fëmijët pasqyruan idetë e tyre mbi atë çfarë familja përfaqëson për ta.
Nga aktivitetet kreative të fëmijëve, takimet ndërbreznore dhe deri te bisedat e ngrohta që na sollën më afër njëri – tjetrit; çdo moment ishte një dëshmi e rëndësisë së lidhjeve familjare. Motoja “Familja në sytë e mi” na ftoi të ndalemi për një çast dhe t’a shikojmë familjen jo vetëm si një grup njerëzish, por si zemra që rreh për çdo ditë të jetës tonë. Si një burim i pashtershëm dashurie, mbështetjeje dhe frymëzimi. #malteseralbania #javaefamiljes #aktivitetekomunitare #familjaneqender










