Një përvojë që nuk harrohet – Kampi Ditor Malteser! Pas 10 ditësh plot energji, buzëqeshje dhe aventura, përmbyllëm me shumë emocione kampin ditor Malteser për fëmijët. Ishin ditë të mbushura me lojëra kreative, aktivitete edukative, bashkëpunim dhe miqësi të reja. Fëmijët patën mundësi të eksplorojnë, të mësojnë dhe të argëtohen. Çdo ditë solli një temë të re, një sfidë të bukur dhe shumë të qeshura. Falenderojmë të gjithë prindërit për besimin si dhe fëmijët për entuziazmin dhe energjinë.
#MalteserAlbania #KampiVeror2025 #EdukimiMeDashuri


















