HISTORIK I KOPSHTIT MALTESER
Kopshti është institucion arsimor që ofron mundësi të përshtatshme të të mësuarit nga ana zhvillimore për të ndërtuar aftësitë sociale dhe akademike të fëmijës dhe për t’i përgatitur ata për të ardhmen.
Kopshti Malteser funksionon që nga viti 2010 ku Malteser Shqipëri filloi realizimin e projektit të një Kopshti për fëmijët në nevojë, të paintegruar në shoqëri dhe për ata fëmijë që për arsye socio–ekonomike të familjes nuk mund të frekuentojnë kopshte private sepse janë të shtrenjta e ndërsa kopshtet shtetërore nuk mund të mbulojnë nevojat e tyre. Ky kopsht është një projekt i cili po realizohet falë mbështetjes financiare të Malteser Hospitaldienst Austria, dhe ish–ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri.
SHERBIMET E KOPSHTIT MALTESER
MËSOJMË Fëmijët mësojnë të bëhen lexues të mirë duke eksploruar një ambient shkrim–lexim të pasur përmes zhvillimit të korizave kurrikulare të arsimit parashkollor. Fëmijët zhvillohen dhe mësojnë në përputhje me nevojat, interesat dhe mundësitë e fëmijëve duke i nxitur për tu integruar.
LUAJMË
Fëmijët nepërmjet lojrave arrijnë që ta përftojnë më informacionin edukativ. Organizimi i një mjedisi të përshtatshëm emocional dhe afektiv, duke ofruar fëmijëve mundësi për të eksploruar, zbuluar realitete të reja.
ARGËTOHEMI
Nëpërmjet veprimtarive dhe argëtimit fëmijët zhvillojnë aftësi lëvizore, ndërveprojnë me të tjerët në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive, dhe përgatiten të bëjnë stil jetë aktive e të shëndetshme.
USHQEHEMI SHËNDETSHËM
Ushqimi i shëndetshëm për fëmijët, inkurajimi i fëmijëve për të ngrënë një dietë ushqyese të ekuilibruar, përzgjedhja me kujdes e ushqimeve janë gjithmonë synimi dhe objektivi spacialistëve tanë të kuzhinës Kuzhina është e kompletuar me pajisje bashkëkohore dhe kopshti Malteser ofron një menu të shëndetshmë, të shijshme dhe të shumëllojshme.
VENDNDODHJE E PËRSHTATSHME
Kopshti Malteser është në një vendndodhje të aksesueshme, me hapësira të bollshme dhe të sigurta, oborr të madh dhe lojra argëtuese.
ORARI I KOPSHTIT MALTESER
Kopshti ditor: 07:30 – 14:00 (përfshirë mëngjesi dhe paraditë)
Kopshti me drekë: 07:30 – 17:30 (përfshirë mëngjesi, paradite, dreka dhe
mbasdite)