
Kopshti Malteser që në vitin 2010 ofron shërbim (07:30 – 17:30) për fëmijët e qytetit të Shkodrës dhe zonave përreth. Këtij shërbimi (në 2020) ju shtua edhe një menu e shëndetshme për të vegjlit pjesëmarrës.
Të vegjlit (3-6 vjeç) marrin pjesë në aktivitete që rrisin aftësitë e tyre të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe angazhohen në lojra/aktivitete që stimulojnë imagjinatën, ndërtimin e gjuhës, dhe zhvillojnë aftësitë e tyre akademike dhe sociale. Kopshti Malteser ofron një mjedis inkurajues që thekson zhvillimin sensorial dhe motorik.
Historiku
Malteser Shqipëri (në 2010) e nisi idenë për realizimin e projektit të Kopshtit për fëmijët në nevojë, të paintegruar në shoqëri dhe për ata fëmijë që për arsye socio–ekonomike të familjes nuk mund të frekuentojnë kopshte private sepse janë të shtrenjta e ndërsa kopshtet shtetërore nuk mund të mbulojnë nevojat e tyre.

ORARI I KOPSHTIT MALTESER
Kopshti ditor: 07:30 – 14:00 (përfshirë mëngjesi dhe paraditë)
Kopshti me drekë: 07:30 – 17:30 (përfshirë mëngjesi, paradite, dreka dhe
mbasdite)