Stafi i Malteser Shqipëri organizoi pelegrinazhin e rradhës në Cetinje e Medjugorje. Pelegrinazhi filloi me një vizitë në muzeun e Cetinjes, ku u vizitua Muzeu Kombëtar me qëllim për të parë ikonën e Zojës së Filermos, Pajtorja e Urdhrit të Maltës, së cilës iu drejtua edhe lutja e grupit. Falenderojmë Ipeshkvin e Malit të Zi Mons Rrok Gjonlleshaj për mundësimin e vizitës dhe Mons Zef Gashi, Ipeshkëv në pension për shoqërimin në lutje dhe për pritjen. Ndalesa e rradhës ishte në Medjugorje ku anëtarët morën pjesë në meshën e shenjtë dhe të nesërmen u ngjitën në mal dhe u lutën pranë vendit të shenjtë ku u shfaq Virgjëresha Mari. Gjithashtu ekipi i Malteser vizitoi edhe Ambulatorin e Malteser në Medjugorje dhe anëtarët e grupit studentor Ndihma e Parë, të cilët ishin në shërbim si vullnetar të Malteser Shqiptar së bashku me kolegë gjermanë. Një falenderim i vecantë shkon për Fra Nunzion dhe drejtuesin shpirtëror të Malteser Fra Gazmendin që udhëhoqi shtegtimin.



