Qendra Komunitare është lehtësisht e aksesueshme edhe për personat me aftësi ndryshe dhe ndodhet në qendër të qytetit. Gjatë qëndrimit në ambjentet tona, përveç aktiviteteve të programuara sipas një plani periodik, anëtarët kanë mundësi të konsumojnë kafe dhe çaj (pa pagesë), të luajnë lojëra tavoline, të lexojnë shtypin e ditës/ libra si dhe të shohin televizor.