Gjatë këtyre viteve jemi angazhuar në përmirësimin e shërbimeve dhe larmishmërinë e aktiviteteve duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse duke ofruar shërbimet si më poshtë:
- Mbështetje psiko- sociale: njohje e problematikave, referimi i rasteve, monitorimi,
biseda në grup etj. - Asistencë mjekësore: Sigurimi i kujdesit shëndetësor bazë për të moshuar të lënë pas
dore që jetojnë vetëm dhe nuk marrin asnjë mbështetje nga shteti apo familjet e tyre. - Advokim: me qëllim ndërgjegjësimin për problemet madhore por edhe për t’a bërë
shërbimin e ofruar nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës të njohur për një publik
më të gjerë. - Aktivitete argëtuese: brenda dhe jashtë qendrës. Hartimi dhe organizimi i aktiviteteve komunitare mundësojnë një bashkëpunim të ngushtë dhe pjesëmarrje të barabartë mes brezit të ri dhe të të moshuarve.
- Asistencë në E-Albania: Ndodhur përpara situatës ku të gjitha aplikimet shtetërore do të kryhen online nepërmjet portalit E-Albania, Malteser ofron mundësinë dhe ndihmën për qytetarët për të aksesuar portalin.
- Eskursione/Peligrinazhe: në vendet e shenjta të krishtera do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes sonë.
- Ofrimi çdo të dielë i një vakti ushqimor: për të moshuarit e lënë pas dore dhe të izoluar që jetojnë vetëm në mjerim pa asnjë mbështetje.