- Qendër ditore për fëmijë të moshës 3-6 vjeç – Fëmijët e kësaj grupmoshe ndjekin programe edukative dhe sociale të cilat kanë fokus krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme
ndërpersonale, zgjerimin e njohurive të fëmijëve në raport me moshën që ata kanë si dhe suportimin e vazhdueshëm që këta fëmijë të jenë aktiv dhe të vëmendshëm ndaj programeve të përshtatura për ta. - Kurse analfabetizmi – Përmes këtij shërbimi të gjithë antarët e komunitetit që nuk janë arsimuar apo që kanë ndërprerë shkollën në një moshë të hershme kanë mundësi të përfitojnë njohuri në shkrim dhe lexim , duke kontribuar në këtë mënyrë në reduktimin e analfabetizmit dhe duke promovuar të drejtën që gëzon ky komunitet për arsimim dhe
edukim . - Asistencë sociale dhe ligjore – Banorët e komunitetit vazhdimisht asistohen në procedura që kanë fokus trajtimin e problematikave të tyre arsimore, ekonomike, sociale, ligjore dhe shëndetësore.
- Mbështetje mjekësore– Vazhdimisht, komuniteti suportohet me medikamente të cilat përmirësojnë mirëqënien e tyre fizike dhe mendore, transport me ambulance.
- Ndërhyrje Emergjente – Fokusi i qendrës tonë ditore është mobilizimi i vazhdueshëm ndaj situatave emergjente që cënojnë mirëqënien e komunitetin rom/ egjiptian por jo vetëm.
- Programi After School – Funksionon nga e hena ne te premte, ora 13:30 – 17: 30. Fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç të cilët janë pjesë e komunitetit rom / egjiptian por jo vetëm përfitojnë nga ky shërbim, duke lehtësuar vështirësitë që ata perceptojnë në lëndë të ndryshme shkollore. Përmes këtij shërbimi fëmijët kanë mundësi të realizojnë një mësimnxënie efektive bazuar në klimën pozitive të krijuar në qendër, duke ndikuar pozitivisht në akomodimin e njohurive edukative, të nevojshme për formimin social dhe edukativ të tyre.
- Aktivitete Sportive – Përmes këtij shërbimi fëmijët argëtohen si dhe në të njëjtën kohë mësojnë të ndërveprojnë bazuar në normat etike të sjelljes dhe komunikimit të përshtatshëm në raportet ndërpersonale që ata krijojnë me bashkëmoshatarët e tyre .Për të vlerësuar por dhe zhvilluar më tej aftësitë e fëmijëve në fushën e sportit janë organizuar kampionate në disiplina të ndryshme sportive , duke ofruar kështu mundësi që fëmijët të argëtohen por dhe të përcjellin kapacitetet që ata ushtrojnë në këtë fushë.
- Aktivitete integruese Sociale & Kulturore – Ky shërbim ofrohet jo vetëm për fëmijët, por edhe të rritur si dhe moshën e tretë, duke krijuar kështu hapësirë për një ndërthurje të traditës dhe kulturës rome me kulturën shqiptare, duke promovuar njëkohësisht vlerat etnike të këtij komuniteti. Lexojmë së Bashku – Fëmijët përfitues të këtij shërbimi kanë mundësi të përfitojnë njohuri të reja në fushën e artit , kulturës , letërsisë , gjeografisë , historisë , duke zgjeruar informacionet që kanë për çështje specifike në lidhje me fushat e lartpërmendura. Aktivitete Kreative –Përmes këtij shërbimi fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese, duke ndërthurur imagjinatën me aftësitë kreative, për të krijuar projekte dhe punime të ndryshme. Kampi Ditor – Të gjithë fëmijët pjesmarrës në shërbimet e qendrës gjatë sezonit veror angazhohen në kampe ditore dhe javore të cilat në vëmendjen e tyre kanë argëtimin, socializimin dhe edukimin e fëmijëve. Kurs Kuzhine – Të rinjtë e qendrës tonë janë angazhuar në ndjekjen e një kursi në fushën e kulinarisë duke ndjekur pasionin për këtë fushë si dhe duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë e tyre në këtë kontekst.
- Aktivitete Informuese & Sensibilizuese – Në këtë shërbim përfitojnë fëmijët e moshës 7- 14 vjeç, të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, prindërit si dhe mosha e tretë . Fokusi i këtij shërbimi është trajtimi i temave të ndryshme që në vëmendje kanë problematikat e këtij komuniteti , vështirësitë në kontekstin familjar dhe social ,duke krijuar kështu një hapësirë për komunitetin që të përforcojnë aftësitë e tyre përballuese ndaj sfidave jetësore me të cilat ata përballen vazhdimisht.