Stafi i Qendrës Multifunksionale Malteser Lezhë përbëhet nga:
1. Koordinatori Social
2. Punonjësi Social
3. Psikolog
4. Mësuese ndihmëse
5. Koordinator i aktiviteteve sportive
6. Koordinator i aktiviteteve kulturore
Anëtarët e stafit tonë vazhdimisht përpiqen të krijojnë një klimë pozitive dhe suportuese në të cilën fëmijët të ndihen të kënaqur dhe të angazhohen në të gjitha aktivitetet e organizuara gjatë ditës. Fokusi i punës së udhëhequr nga stafi ynë ëstë që të promovojë vlera humane: altruizëm, tolerancë, respekt reciprok, dinjitet dhe empati tek të gjithë përfituesit e shërbimeve. Profesionalizmi dhe përkushtimi ynë vazhdimisht përcillet me seriozitet gjatë ndërveprimit që ne kemi me femijët , të rinjtë dhe të rriturit . Në vëmendje gjithashtu është dhe angazhimi i stafit tonë në trajnime që përcjellin aftësi menaxhuese dhe koordinuese, duke promovuar zhvillim të vazhdueshëm profesional në mënyrë që puna dhe kontributi i stafit tonë të jenë efikase ndaj nevojave që komuniteti paraqet.