Vendodhja e qendrës tonë është lehtësisht e aksesueshme nga të gjithë banorët e komunitetit , pasi ndodhet në lagjen ku banon një pjesë e mirë e komunitetit Rom-Egjiptian. Ky element e ka favorizuar pozitivisht adaptimin e komunitetit me qendrën dhe shërbimet që ajo ofron, duke ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë mes stafit dhe shume anëtarëve të komunitetit të cilët ndihen të lumtur që mes tyre ndodhet një vend në të cilin ata mund të përfitojnë një larmishmëri shërbimesh pa paguar diçka në këmbim si dhe pa pasur nevojë që të kërkojnë transport për të qenë pranë qendrës.