Shërbimet e qendrës krijojnë mundësinë për trajnimin me metodat më të mira të përfituesve tanë!
VLERËSIME PSIKOLOGJIKE
Vlerësimet psikologjike synojnë që të vlerësojnë fëmijët fushat e zhvillimit social, emocional, kognitiv, gjuhësor dhe motorik dhe për ë vendosur ndërhyrjen më efektive. Procesi i vlerësimit psikologjike realizohet nga ekipi i specialistëve multidisiplinar.
TESTIME DHE VLERËSIME
Testime dhe vlerësime të inteligjencës për fëmijë të grupmoshave 3–9 vjeç. Ky lloj testimi ndihmon prindërit dhe profesionistët të kuptojnë fushat ku fëmijët kanë më shumë përparësi si dhe fushat ku ata kanë nevojë për ndihmë nga ana e prindit apo terapistit.
TERAPI ABA
ABA (Applied Behavior Analysis) është Analiza e Aplikuar e Sjelljes, e cila është një fushë e psikologjisë, e fokusuar në analizimin dhe përmirësimin e sjelljes si dhe në lehtësimin e problemeve specifike psikologjike, të cilat përfshijnë: socializimin, gjuhën, aftësitë akademike, rutinën e përditshme, kujdesin për veten, punën dhe aktivitetet e kohë së lirë, që përmirësojnë funksionimin në mjedisimin social dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së individit dhe familjes. Programi ABA përfshin:
• Ndërhyrje të hershme (tek fëmijët nën moshën 3 vjeç, por jo vetëm)
• Ndërhyrje të hershme ( tek fëmijët nën moshën 3 vjeç)
• Të mësuarin ne mjedisin natyror
• Të mësuarin e aftësive komunikuese
• Analizë të sjelljes funksionale
• Vlerësimi i aftësive të të mësuarit dhe aftësive gjuhësore ( ABLLS–R )
• Instruksione me anë të provave diskrete ( DTI )
LOGOPEDI
Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes. Logopedia fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën jo verbale.
TERAPI ZHVILLIMI
Është disiplina që në fokus ka ndërhyrjen në problematikat e fushave të zhvillimit të fëmijës. Ajo shikon në mënyrë tërësore gjithë aftësitë e fëmijës në fushat e zhvillimit si ato gjuhësore, kognitive, emocionale, sociale, sjellore, motorike (grose dhe fine), si dhe aftesitë vetëndihmuese. Problematikat që trajton Terapia e Zhvillimit:
a) Vonesa psikomotore;
b) Vonesa gjuhësore me dhe pa hiperktivitet (ADDA dhe AHDD);
c) Çrregullimet specifike në të nxënë (disleksi, disgrafi, diskalkuli, etj);
d) Prapambetje mendore;
e) Çrregullimet e përshtatjes.
TERAPI GRUPI
Terapia në grup përfshin terapinë me më shumë së një fëmijë. Një terapi e tillë është një mjet i fuqishëm kur adresohen nevojat e fëmijëve.
• Terapia në grup jep siguri dhe zvogëlon përvojën e kërcënimit emocional
• Inkurajon fëmijët për të mësuar nëpërmjet përvojave me fëmijë të tjerë
• Inkurajon i ndërveprimeve pozitive sociale dhe bashkëpunimi
• Ndihmon fëmijët të zhvillojnë besim
• Krijimi i mjediseve të qëndrueshme sociale për fëmijët
• Fuqizimi i një fëmije për të kontribuar në grup
• Eliminimi i pengesave fizike dhe psikologjike ndaj ndërveprimit social
• Kuptimi i përfitimeve dhe gëzimi i ndërveprimit
ERGOTERAPI
Ergoterapia i ndihmon njerëzit të punojnë në aftësitë fizike, sociale dhe motorike. Qëllimi i Ergoterapisë në programin “Learn to groë” të Malteser është përmirësimi i aftësive të jetës së përditshme që lejojnë fëmijët të bëhen më të pavarur dhe të marrin pjesë në një gamë të gjerë aktivitetesh. Për fëmijët me autizëm, gjatë programit të Ergoterapisë përqendrohen në aftësitë e lojës, strategjitë e të mësuarit dhe vetë–kujdesin.
FIZIOTERAPI
Në vazhdën e aktiviteteve të Qendrës, në Shtëpinë e Bamirësisë në Laç Vau i Dejës, në të cilën trajtohen persona të moshuar dhe me aftësi ndryshe të të gjitha moshave, është i pranishëm tri herë në javë një fizioterapist, i cili trajton një fëmijë tetraplegjik.
KLASA PRINDËRIMI
Stafi i Qendrës i kushton një vëmendje të veçantë prindërve të fëmijëve me aftësi ndryshme, me qëllim lehtësimin e përballjes me problematikat e fëmijëve të tyre të vegjël të cilët hasin vështirësi nga më të ndryshmet në menaxhimin e problematikave ditore brenda familjes në përballjen me fëmijët dhe problematikat e tyre.
TRAJNIME
Përveç shërbimeve të tjera të shumta Qendra e Këshillimit dhe Shërbimit Malteser ofron edhe trajnime profesionale që ju vijnë në ndihmë stafit, profesionistëve të tjerë në lidhje me evidentimit klinik, protokollin e ndërhyrjes, mënyrës së trajnimit të autizmit etj.