Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ka zhvilluar kurs trajnimi 2 – ditor me punonjësit e repartit të Zjarrëfikësve Vau Dejës në ambientet e këtij reparti. Trajnimi konsistoi në përvetësimin e njohurive të zgjeruara teorike e praktike të FIRST AID dhe ABCDE TRAUMA. Trajnimi u zhvillua nga vullnetari i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës Dr. Gregorio Barberi. Ky kurs realizohet në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së strukturave të mbrojtjes civile.





