Në datat 21 – 22 maj, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ka zhvilluar një kurs trajnimi për studentët që vullnetarizojnë në Medjugorje, pjesë e Klubit Studentor “Ndihma e Parë” të Departamentit të Lëndëve Paraklinike, universiteti i Shkodrës. Trajnimi konsistoi në mësimin e kursit teorik dhe praktik për First Aid dhe përdorimin e Defibrilatorit automatik. Trajnimi u zhvillua nga dy trajnuesit e ardhur nga Gjermania, Z. Udo Blaseg dhe Z. Norbert Scheffler, specialistë të Ndihmës së Parë.










