Edhe sivjet, në kohën e Kreshmëve, ashtu siç është bërë tashmë traditë, u kremtua Udha e Kryqit në malin e Taraboshit. Besimtarë nga Shkodra e famullitë përreth iu ngjitën Malit Tarabosh për të përkujtuar Mundimet e Jezusit nëpërmjet 14 ndalesave të Udhës së Kryqit. Tre vullnetarë, përfaqësues të Malteser Shqipëri lutën ndalesën e V, “Simon Cireneu ndihmon Jezusin për të mbajtur Kryqin”. #spiritualmoments #viacrucis2025 #malteseralbaniavolunteers