Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës organizoi për të dytin vit “Ditën Botërore të Urdhrit të
Maltës” më 12 tetor 2024. Dita Botërore e Urdhrit të Maltës vë në fokus rolin ndërkombëtar
në ofrimin e ndihmës humanitare për ata që kanë nevojë. Urdhri vazhdon të mbajë misionin e
tij të shërbimit ndaj të sëmurëve, të varfërve dhe nevojtarëve përmes institucioneve të
shumta, priorateve të mëdha dhe shoqatave kombëtare në mbarë botën.
Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, me synimin e saj për të vazhduar zgjerimin e
aktiviteteve bamirëse në komunitet nëpërmjet metodave të krishtera, organizoi një aktivitet
mjekësor në qytetin e Shkodrës dhe Lezhës.
Ky aktivitet konsistoi në ofrimin e disa shërbimeve falas si: matja e presionit arterial, matja e
glukozës në gjak, Indeksi i peshës trupore (BMI) dhe këshillim mjekësor për popullsinë e
Shkodrës dhe Lezhës.
Falënderojmë ambasadorin e Urdhrit të Maltës në Shqipëri Z. Stefano Palumbo për
mbështetjen e tij.