Është mbyllur vizita e 35 të rinjve nga Malteser Jugend Deutchland
Gjatë vizitës së tyre në Shkodër ata patën mundësi të kalonin një eksperiencë të veçantë me
shumë momente të bukura tek Qendra Multifunksionale Malteser në Lezhë, Shtepi Familje Per Te Rinj 16-18 Vjeç, Shkoder dhe Qendra e të moshuarve “Besa” Barbullush.
Gjatë ditës ata vizituan edhe Fabrikën e Prodhimit të Maskave, Muzeun e Dëshmisë dhe
Kujtesës, Muzeun Dioqezan dhe një nga programet më të veçantë të Malteser Shqipëri siç
është kopshti Malteser.Të gjithë të rinjtë së bashku me stafin e Malteser Shqipëri ishin pjesë e meshës së shenjtë të
kremtuar nga Mons. Angelo Massafra dhe Drejtuesi Shpirtëror i Malteser Shqipëri Fra.
Gazmend Tinaj ofm.
Mesha u pasua me një video – prezantim të Malteser Shqipëri dhe një prezantim nga grupi i të
rinjve gjerman.
Gjithashtu ditën tjetër të rinjtë vizituan një nga kampet e komunitetit Rom në Shkodër ku
Malteser Shqiperi prej vitesh mbështet me shërbime sociale dhe mjekësore.
Vizita u mbyll në zyrën e Malteser Shqipëri ku të rinjtë gjerman u njohën më nga afër me
programet/projektet që organizata implementon