Me datë 16 nëntor 2024 në Katedralen e `Shën Shtjefnit` Shkodër, u mbajt Mesha Solemne
dhe riti i Lumnimit të dy martirëve të rinj të Kishës Katolike, Don Gjon Gazulli dhe Atë
Luigj Paliq, në prani të Ipeshkvijve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Italisë
si dhe një numri të madh të besimtarëve.
Skuadra e Ndihmës së Parë e Malteser Shqipëri ishte e angazhuar në mbarëvajtjen dhe
sigurimin e kujdesit shëndetësor për pjesëmarrësit në këtë ngjarje kaq të rëndësishme dhe të
veçantë për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj
Një takim miqësor me skuadrën e Ndihmës në Parë pati edhe ambasadori i Urdhrit të
Maltës në Shqipëri, Stefano Palumbo.
Kontributi dhe shembulli i besimit të martirëve të rinj udhëzoftë në zemrat e secilit prej
nesh besimin në Zot dhe shërbimin sa më të denjë ndaj vendit dhe atyre më në nevojë.