Eshtë viti i dytë që Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, po merr pjesë me dy vullnetarë,
që kujdesen për Danjelin, një djalë i kushtëzuar të lëvizë në karrocë me rrota, në
pelegrinazhin Cammino di Santiago. Së bashku me vullnetarë të Urdhrit të Maltës Spanjoll
edhe Amerikan, grupi nga Shqipëria po bën ecjen për gjatë javës.
Ecja e Santiago, një ndër pelegrinazhet më të vjetër në Europë nuk mund të mos ofrohej edhe
për personat me aftësi të kufizuara fizike nga Urdhri i Maltës. Kështu, prej vitesh, Urdhri i
Maltës i Spanjës ka provuar dhe perfeksionuar disa karroca të veçanta që mundësojnë
pelegrinazhin e personave me aftësi ndryshe si dhe ka zgjedhur etapat e përshtatshme të
Ecjes.