Përfundoi pelegrinazhi i 66-të ndërkombëtar në Shenjtënoren e Zojës Lourdes.
Në maj të çdo viti, rrugët e qytezës franceze Lourdes mbushen me uniformat e pelegrinëve të
Urdhrit të Maltës.
Malteser Shqipëri u përfaqësua me 18 antarë dhe vullnetarë për të shoqëruar 4 personat me
aftësi të kufizuar.
Falenderojmë konteshën Gabriella Solaro del Borgo e cila bëri të mundur mbështetjen për 2
nga personat me aftësi të kufizuar të bëhen pjesë e këtij pelegrinazhi.
Gjatë këtyre diteve, grupi pati një takim edhe me ambasadorin e Urdhrit të Maltës në
Shqipëri, Z. Stefano Palumbo.
Një falenderim i veçantë i takon drejtuesit tonë shpirtëror, Frà Gazmend Tinaj, ofm, i cili për
të tretin vit udhëheq pelegrinazhin në Lourdes.