U finalizua me sukses regjistrimi në Regjistrin e Përkohshëm në gjendjen civile i një nëne
magjorene me iniciale M.J dhe i dy fëmijëve të saj (të moshave 2 vjeç dhe 8 muajsh) anëtarë
të komunitetit Rom pranë kampit në Bahcallëk, Shkodër.
Malteser Shqipëri ndër vite i ka kushtuar një rëndësi të veçantë komunitetit Rom dhe
Egjiptian të qytetit të Shkodrës duke i mbështetur ata me shërbime mjekësore, sociale dhe
ligjore.
Gjatë punës tonë në terren u njohëm me rastin e M.J. Pasi u informuam mbi situatën e
vështirë socio-ekonomike me të cilën ajo po përballej, mësuam gjithashtu se ajo së bashku
me dy fëmijët e saj (përkatësisht të moshave 2 vjeç dhe 8 muajsh), rezultonin të paregjistruar
në gjendjen civile.
Pavarësisht se familjarët e M.J. disa herë kanë tentuar të bëjnë regjistrimin e tyre, për
shkak të procedurave dhe të kompleksitetit të të gjithë situatës familjare nuk kanë arritur ta
finalizojnë atë.
M.J. pas shumë peripecirash dhe me ndihmën e stafit të Malteser arriti të regjistrohej së
bashku me dy fëmijët e saj, në regjistrin e Përkohshëm të gjendjes civile.
Regjistrimi u bë i mundur gjithashtu me bashkëpunimin e disa institucioneve dhe OJF-ve si:
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi,
Avokati i Popullit, Shërbimi Ligjor Falas, Tiranë.
Nëpërmjet këtij regjistrimi provizor, ata do të kenë mundësinë të përfitojnë nga shërbimet
mjekësore e sociale, shërbime të cilat deri më sot nuk i kanë përfituar, si dhe probabiliteti për
të qenë kontigjent i mundshëm trafikimi do të jetë shumë i ulët.
Stafi i Malteser Shqipëri do të vazhdojë t'a ndjekë rastin deri në momentin e regjistrimit të
plotë.
HISTORI SUKSESI





